LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: PDK-ja është treguar e paqëndrueshme, LDK-ja e dimë si mbahet në pushtet

Haradinaj: PDK-ja është treguar e paqëndrueshme, LDK-ja e dimë si mbahet në pushtet

Para simpatizantëve të AAK-së në Dardani të Pejës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se edhe pse janë marrë disa vendime me rëndësi gjatë qeverisjes së tij, theksoi se duhet angazhim për nxitjen e rritjes ekonomike për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm.

Haradinaj po ashtu tha se duhet të krijohen privilegje për diasporën dhe investime të huaja. Ndonëse, sipas tij, arsyeja pse Kosova ka ngecë në ekonomi, është se Kosova ende nuk i ka përmbyllë disa tema.

Haradinaj tha se vetëm AAK dhe PSD kanë guxim dhe mund të bëjnë ndryshime në vend. Ai garantoi se munden me garantua rritje ekonomike nga 4 përqind sa është sot, në 8 përqind, dhe 10 përqind rritje të pagave. Mirëpo, Haradinaj foli dhe vlerësoi edhe punën e partive tjera në vend.

“Ne mundemi me krijua fond për të rinj, ashtu siç kemi bërë për bujqësi dhe për projekte të tjera. Pra, Kosova mundet me qenë storie e suksesit për ekonomi dhe zhvillim të brendshëm. Në rastin konkret të PDK-së, i falënderoj për besimin që kemi bashkë-rrugëtuar, kemi kryer disa punë bashkë, por e vërteta është se janë treguar të pa qëndrueshëm në do momente kritike, edhe ata po donë me ‘la’ veten për 20 vjet dhe po dëshirojnë që të gjithë të tjerët me i marrë përgjegjësitë e këqija, e ashtu nuk shkon. Te LDK-ja, sa herë vijnë zgjedhjet, thonë ‘e  ç’kapim shtetin’, e ju e dini sa kanë hequr me ia bërë votat presidentit Thaçi për me u zgjedhë. Kur jemi te Vetëvendosja, një herë na kanë bindur se janë rini e mirë, entuziastë, por me kalimin e kohës po shihet se disa prej tyre që janë në udhëheqje kanë bërë mashtrime. Por, çka është dallimi te AAK dhe PSD, edhe ne nuk jemi të përkryer, por jemi  vërtet ata që jemi. Të gjithë ato qëndrime dhe politika i themi dhe mundemi me iu shikuar në sy se e dimë që do jemi me ato rezultate që i garantojmë para juve”, deklaroi Haradinaj.

Ai në Dukagjin, sonte në orët e vona derisa foli për infrastrukturë, arsyetoi edhe idenë e tij për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

“Edhe autorruga e Dukagjinit nuk është një autorrugë për hatër të shpronësimeve, ose se ne nuk po dimë me e harxhuar paranë. Ne e dimë që Kosova ka plotë kërkesa, por pa infrastrukturë është zor me bërë zhvillim ekonomik. Andaj, më 6 tetor iu lus të bashkohemi 100 përqind Kosovë dhe po bashkohemi me qenë zotë shtëpie në shtëpinë tonë”, deklaroi Haradinaj.

Ai ka ftuar që më 6 tetor ta votojnë programin “100 përqind Kosovë”.

Ndërsa, Ali Berisha kryetar i degës së AAK-së në Pejë, tha se AAK dhe PSD në këto zgjedhje kanë vetëm një synim, të jenë partia e parë në Kosovë dhe të udhëheqin me qeverinë e Kosovës./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori