Qeveria e Kosovës ka nisur aktivitetet e veta në shënim të përvjetorit të njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës me mbledhjen e saj solemne të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Duke shprehur konsideratën dhe vlerësimin më të lartë për përvjetorin e shënimit të ngjarjes më të madhe të Kosovës dhe popullit të saj, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se “pavarësia jeton në ne dhe me neve dhe për Pavarësinë të gjithë kemi rrëfimin tonë”.
“Në këtë ditë do të shprehim gjithë falënderimin tonë për të rënët për liri, për miqtë dhe të gjithë ata që ndihmuan rrugëtimin e Kosovës drejt realizimit të aspiratave për liri dhe pavarësi. Me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjitha temat që i kanë dalë para Kosovës, para Qeverisë, dhe njëkohësisht me respektin më të madh për interesin e qytetarëve të vendit. Ka shumë vendime, shumë ligje, reforma, vendime të mëdha sikurse ishte ushtria, vendimet që lidhen me Trepçën, me resurset tjera ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para kabinetit qeveritar.
Duke folur për fillimin e dekadës së dytë të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj shtoi se janë edhe më të vendosur që të ecin rrugës së konsolidimit të shtetit dhe stabilitetit të tij dhe se synojnë që në këtë vit vendimtar ta përmbyllin edhe dialogun me Serbinë, me njohjen reciproke të vendeve tona, dhe të vazhdojnë në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
“Gjatë rrugëtimin tonë kemi hasur në sfida, jemi në sfida, do të sfidohemi në të ardhmen, por bindja ime është që Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa, por vetëm hapa para dhe këtë do t’ua kërkojmë dhe do t’ua shpjegojmë miqve tanë se hapat prapa e dobësojnë Kosovën, e dobësojnë besimin e qytetarëve në shtetin e tyre”, tha kryeministri Haradinaj.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për përvjetorin e njëmbëdhjetë të shpalljes së Pavarësisë. Gjithashtu, urimin e tij kryeministri e ka drejtuar edhe për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës, të prirë nga SHBA-ja, me shprehje të falënderimit dhe përkushtimit për të vazhduar rrugëtimin drejt progresit, lirisë, dhe mirëqenies së qytetarëve.
Pas mbledhjes, kabineti qeveritar ka vazhduar me aktivitetet e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë, fillimisht me ngritjen e flamurit shtetëror në oborrin e Qeverisë, me nderimet të statuja e Presidentit Historik Ibrahim Rugova dhe me nderimin te pllaka përkujtimore për të zhdukurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari në Likovë: Do të sjellim drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE