LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me Merkel: Gjermania i tha “PO” heqjes së vizave (Video)

Haradinaj pas takimit me Merkel: Gjermania i tha “PO” heqjes së vizave (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është biseduar për marrëdhëniet e Kosovës me shtetin gjerman, por edhe tema si dialogu e vizat.

Haradinaj ka ritheksuar se Gjermania i ka thënë “PO” heqjes së vizave, duke shtuar se ka falënderuar për konsistencë në “mbrojtjen e sovranitetit”.

Haradinaj: Kosova është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues (Video)
Lexo po ashtu Haradinaj: Kosova është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues (Video)

“Me këtë rast e falënderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar”, ka thënë Haradinaj.


Sa i përket dialogut me Serbinë Haradinaj ka theksuar se Kosova është për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues me Serbinë./Telegrafi/