Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të qeverisë, ka thënë se nuk ka prishje të partneritetit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.
Haradinaj tha se debatet publike në mes të zyrtarëve nuk paraqesin qëndrimet e këtyre dy partive politike.
Ai po ashtu theksoi se marrëdhëniet me NISMA-n nuk e rrezikojnë prishjen e kësaj qeverie.
“Marrëdhëniet e Aleancës me Nismën datojnë me vite që nga koha e VLAN-it. E që atëherë kemi ndërtuar marrëdhënie të partneritet. Në raste të caktuar ka debate publike të zyrtareve të partive, por nuk paraqesin qëndrimet në partneritet. Marrëdhëniet nuk tregojnë për prishje të koalicionit. Kësaj qeverie nuk i është ditur fillimi, po ashtu edhe fundi. Marrëdhëniet me NISMA-n nuk e rrezikojnë këtë qeveri”, tha ai.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, i pari i ekzekutivit tha se është proces premtues.
“Tek vizat ka pas dhe ka skepticizëm. Kemi bërë përpjekje t’i sqarojmë, në radhë të parë me Gjermaninë, Francën tani jemi në përpjekje edhe me Holandën. Çështja e liberalizmi të vizave është premtuese . Kemi marr premtim nga Gjermania, kuptohet kërkon ende punë “, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj foli edhe për deklaratat e Zoran Zaev dhe mundësisë së ndarjes së Kosovës.
“Të gjithë udhëheqësit e rajonit i shqetësohen lëvizjes së kufijve. I kam dëgjuar këto deklarime. Për mua këto nuk janë risi”, tha ai.
I pyetur se kur do ta emëroj ministrinë e ri të Ministrisë së Inovacionit, ai tha: “Është propozim politik nga PDK dhe kurdo që ata e sjellin unë do ta emëroj. Deri tani nuk ka asnjë propozim. Kam nevojë për një ministër tash, bash tash është sezoni i verës kur vijnë dhe diaspora”, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu foli edhe për diasporën, ku tha se ende Qeveria e Kosovës nuk ia ka hequr kartonin e gjelbër, për të cilën premtoi se do të punojnë në këtë drejtim.
Haradinaj po ashtu e përshëndeti aksionin e Policisë së Kosovës, për patentë shoferë.
Ai iu bëri thirrje diasporës që kur të vijnë në Kosovë, të kenë shumë kujdes në drejtimin e veturave të tyre, pasi në këtë sezone vere ka shumë ngarkesë në komunikacion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë – rastet po hetohen
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025