LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk ka më me marr toka prej shqiptarëve

Haradinaj: Nuk ka më me marr toka prej shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se brezi i UÇK-së e ka ndryshuar historinë e shqiptarëve dhe se jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë.

Duke folur në tubimin përkujtimor për dëshmorët e rënë para 20 vitesh në Korishë të Prizrenit, Haradinaj tha se ka përfunduar koha kur të tjerët kanë marr toka prej shqiptarëve.


Haradinaj tha se sot janë të bashkuar të gjithë, bashkë si shqiptarë, si bashkëkombës, sepse në këto ngjarje vetëm kështu ia vlen.

“Edhe vendi ku jemi, Kabashi, është vend që i bashkon shqiptarët. Nuk ka ngjarje të historisë sonë kombëtare ku nuk e gjen luftëtarin e Kabashit, dijetarin e Kabashit, kontributin e Kabashit. Më vjen mirë që kjo histori shqiptare vazhdoi edhe me luftën e fundit dhe më vjen mirë që Batalioni i Kabashit, i cili bashkoi rreth vetës nëpër periudha të luftës rreth 350 luftëtarë e vazhdoi këtë traditë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se edhe sot fëmijët që nxënë dije dhe mësimdhënësit që japin dije në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” po ashtu e vazhdojnë këtë traditë të çmuar të shqiptarëve.

Më tej kryeministri Haradinaj, tha se ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, kemi pranuar në tokën dhe në shtëpinë tonë popujt që kanë ardhur nga larg, dhe iu kanë lëshuar tokë e hapësirë dhe këtë e di dhe e thotë edhe historia.

“Por, tani jemi në kohën kur ne duhet të kujdesemi për shtëpinë, tokën tonë, për atdheun tonë, sepse nëse ka popull në Ballkan që ka dhënë për të tjerët jemi ne. Dihet historikisht që ndër shekuj shqiptarët kanë dhënë nga territoret e veta, nga e drejta e vet, nga ajo që ua ka lënë zoti në Ballkan, për popujt tjerë. Ka ardhur koha dhe jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për atë që ka mbetur e jona dhe atë që është e shqiptarëve. Kur e them atë që është e shqiptarëve, kurrë nuk harrojë të them se kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike, janë në shtëpinë e vet dhe ne dimë t’i nderojmë, por nuk ka më kthim prapa dhe nuk ka më vazhdim të praktikave me marrë prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë, rrjedhat e historisë kanë ndryshuar dhe prej shqiptarëve më askush nuk mund të marrë”, tha Haradinaj.

Më tej, ai tha se Kosova e 17 shkurtit është një kompromis, një minimum i të drejtës së shqiptarëve dhe kushdo që e prek këtë kompromis të së drejtës së shqiptarëve, atëherë e hapë pyetjen tjetër për të drejtën e shqiptarëve në Ballkan.

Haradinaj tha se kanë rënë dakord për të realizuar të drejtën tonë, Kosovën e 17 shkurtit, të bindur se kështu po dëshmojmë edhe njëherë se jemi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, duke u bëtë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë në arritjen e paqes në Ballkan, por jo duke kërkuar prej shqiptarëve për paqe në Ballkan.

“Ne jemi ata që kemi dhënë në vazhdimësi dhe nuk mund të japim më për paqe, veç asaj që është e vërteta jonë”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai tha se duhet ta kuptojmë se përveç asaj që ndodh mes nesh, brenda popullit tonë, pra pluralizmit, demokracisë, garave të brendshme, nuk duhet të harrojmë se jemi të rrethuar nga kundërshtarët dhe duhet të dimë se gjatë garës që kemi brenda nesh mos të harrojmë se jemi në garë edhe me kundërshtarët jashtë nesh.

“Një pjesë e atyre që kanë bartë mbi supe rrugën e mundimshme të lirisë nuk e harrojnë këtë dhe nuk do ta harrojnë kurrë se përpos garës brenda nesh jemi në garë edhe me të tjerë, jemi në garë me fqinjët grabitqarë që kanë dëshmuar në histori”, tha kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj në shenjë respekti i ka ndarë medaljen ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, Batalionit Kabashi, të cilën e pranoi komandanti Lulzim Kabashi.

Në emër të kryesisë së fshatit, Rexhë Ukaj, tha se kjo ditë e karakterizon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të pragut  të shtëpisë, mbrojtjen dhe nderin e krenarisë së Kabashit, që e pati traditë dhe e kultivoj me shekuj. /

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori