LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e hoxhë Muratit: Patriot e burrë i respektuar

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e hoxhë Muratit: Patriot e burrë i respektuar

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica.

Haradinaj tha se hoxha i ndjerë ishte burrë i respektuar dhe patriot, ndërsa ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletinit nga viti 1998 deri në rivarrimin e tyre.


Ka ndërruar jetë hoxha dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Asllan Murati - Për vite të tëra i kishte fshehur eshtrat e Isa Boletinit nga serbët
Lexo po ashtu Ka ndërruar jetë hoxha dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Asllan Murati - Për vite të tëra i kishte fshehur eshtrat e Isa Boletinit nga serbët

“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot. Asllani ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre. Ngushëllime familjes Murati dhe miqve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu!”, shkroi Haradinaj në Facebook.