Haradinaj ngushëllon familjen e Elmi Morinës

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë Elmi Morina, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se me pikëllim e mori lajmin e vdekjes së Elmi Morinës.
“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Elmi Morina nga Gllareva e Klinës. Luftëtari i dalluar i Brigadës 122 'Imer Krasniqi', shërbeu pas çlirimit në Policinë e Kosovës, detyrë që e kreu me nderë e përkushtim. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftetarëve", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































