Kryeministri Ramush Haradinaj, ka udhëhequr takimin e nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave, në të cilin u shqyrtua nisja për rritjen e kapaciteteve të reja të ujit dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese, si dhe krijimi i grupit punues për vlerësimin e kapaciteteve të reja të ujit dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se projektet për menaxhimin e ujërave të zeza janë tejet të rëndësishme, duke theksuar se krahas punës emergjente që bëjnë, siç janë furnizimi me ujë të pijes, ndërtimi i impianteve për pastrimin e ujërave të zeza, e shumë aspekte të tjera, duhet të bëhet një planifikim në kohë afatgjatë.
“Kosova ka nevojë të bëjë planifikim të mirë për rezervat e ujit, për mbledhësit, të ndërtojë një strategji, me të cilën Kosova do të mund t’i merrte obligimet e saj, e po ashtu do t’ia ofronte edhe partnerëve ndërkombëtarë, institucioneve financiare monetare”, tha kryeministri Haradinaj, duke shpresuar se partneriteti i nisur për ujërat të mos mbetet në gjysmë të rrugës.
Sipas një komunikate të Qeverisë, Haradinaj, shtoi se Kosova është e hapur që të pranojë investime të huaja direkte që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujërave të zeza.
Ndërkaq, Baton Begolli, këshilltar për Politika Ujore në Këshillin Ndërministror për Ujëra, vlerësoi se Kosova ka nevojë për përkrahjen e donatorëve, për shkak se siç shtoi ai, vendi ynë nuk ka kapacitete për zhvillimin e resurseve të reja ujore.
Në takimin e sotëm, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet, tha se duhet monitoruar e gjithë ajo që është bërë, në mënyrë që të shihet se ku duhen kryer punët më shumë, si dhe të shihen sfidat kryesore për të ardhmen, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë e shtetit zviceran që të ndihmojë Qeverinë e Kosovës, respektivisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sa i përket sektorit të ujërave.
Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, duke folur për përditësimin rreth impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë , theksoi se kanë filluar negociatat për bashkëpunim dyvjeçarë dhe për Gjermaninë, por edhe për Zvicrën, është e vlefshme të dihet se deri ku kanë shkuar punët me atë projekt të caktuar, sepse në trajtimin e ujërave të zeza çështjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Në këtë takim po ashtu janë diskutuar edhe zbatimi i ligjit të ujërave të Kosovës, shqyrtimi i ngritjes së Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në organ qendror të administratës shtetërore, shqyrtimi i ndryshimit të statusit të KRU Bifurkacioni nga Ndërmarrja Publike Komunale në Ndërmarrje Publike Qendrore dhe përfundimi i procesit të konsolidimit me komunat e Hanit të Elezit dhe Shtërpces, shqyrtimi i miratimit të analizës dhe draft-rregullores për strukturën e pagesave të ujit, shqyrtimi i propozim-vendimit për trajtimin e rasteve sociale në sektorin e shërbimeve të ujit.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Fatmir Matoshi, zëvendësministra dhe zyrtarë tjerë institucionalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel