Veprimet e Kurtit e kanë shpëtuar Serbinë nga përgjegjësia për sulmin e Banjskës dhe nga afërsia me regjimin e Putinit.
Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, duke mos kursyer kritikat për kryeministrin e Kosovës.
“Serbia ka bërë shumë veprime destabilizuese, por nuk është ndëshkuar falë Kurtit. Politikisht Kurti është miop, nuk kupton strategjinë e gjeopolitikës, është shkurtpamës, ose është në agjenda të huaja. Veprimet e tij e kanë shpëtuar Serbinë nga përgjegjësia për sulmin e Banjskës dhe nga afërsia me regjimin e Putinit dhe nga të gjitha ato padrejtësi që vazhdon t’ia bëjë Kosovës. Ata bënë deklaratën panserbe. Ta kishin bërë shqiptarët një deklaratë të tillë do të ishte çuar gjithë bota në këmbë. Me akte ligjore të tyre marrin vendime për Kosovën dhe të gjitha këto Serbia i bën për shkak të ndihmës që i jep Kurti, i cili e pozicionon Kosovën aq keq sa ata nuk sanksionohen”, u shpreh Haradinaj.
Sipas tij, Kurti pranoi draftin më të keq të mundshëm për asociacionin, dhe tani po bën lojëra të rrezikshme me ndërkombëtarët.
“Kurtit i kanë ofruar amerikanë edhe aleatët e BE një draft për të shpëtuar Kosovën nga ndonjë pasojë nga asociacioni. Kurti nuk ka shkuar kësaj rruge, por e ka pranuar privatisht draftin e BE dhe e ka lavdëruar. Të parët që kanë shprehur shqetësim për draftin e BE janë kryetarët e partive opozitare dhe unë. Kurti ka pranuar draftin më të keq të Kosovës. Kjo është një lojë e rrezikshme e tij. Ai ka pranuar dhe ka shkuar aq larg sa nuk po i nënshkruan Serbia. I edhe për shkak të votave i ndërron fjalët e veta”.
Dhe në këtë kontekst Haradinaj thotë se kur të jetë në qeveri dy janë opsionet; draft i ri për asociacionin, ose opsioni i dytë është dërgimi në Kushtetuese.
Progresin raportin e BE-së, Haradinaj e cilëson si lajmin më të keq, për shkak se nuk trajton heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.
“Nuk ka lajm më të keq se progresi i BE, nuk ka lajm më të keq se raporti i progresit të BE-së, nuk trajton nevojën për të hequr këto sanksione. Kosova ka progres të limituar dhe BE duhet t’i heqë sanksionet. Leximi i këtij raporti dhe mungesa e kritikës është fakti se është nën sanksione, ashtu sikurse Rusisë dhe ndonjë vendi armik. Raport-progresi është vendnumërim, asnjë ndryshim nga e kaluara. Qeveritarët po mundohen ta mbulojnë por mos harro që jemi nën sanksione”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës