LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në Prekaz, në vendin ku buroi liria dhe rruga drejt saj nuk ishte e lehtë

Haradinaj: Në Prekaz, në vendin ku buroi liria dhe rruga drejt saj nuk ishte e lehtë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e shënimit të 28 Nëntorit bëri sot homazhe në sheshin “Adem Jashari”, te shtatorja e komandantit Adem Jashari në Skenderaj si dhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve, në Prekaz.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj tha se sot janë në vendin ku historia jonë e ka marrë kuptimin që e ka sot, aty nga ku buron liria e vendit, në Prekaz.


“Nderuam shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari në shesh të Skenderajt, edhe këtu pranë varrezave në shenjë respekti e kujdesi por edhe në shenjë porosie që rruga për liri nuk ishte e lehtë dhe ishte e dhimbshme, por me krenari. Ndërsa jemi në prag të festave të Nëntorit dhe sot e kemi Ditën e Ushtrisë së Kosovës, është përvjetori i parë si Ushtri e rregullt e që po ashtu është e lidhur me datë publike të daljes së UÇK-së”, shtoi kryeministri në detyrë Haradinaj i cili theksoi se nesër është edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, Festa e Flamurit, Festa e Pavarësisë, kthimi i Skënderbeut në Krujë, pra siç tha ai, bashkohen shumë ngjarje historike për ne.

Njëkohësisht, duke kujtuar ngjarjen tragjike pas tërmetit në Shqipëri, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se bashkëndjen me bashkëkombësit tanë në Shqipëri për gjithë atë që e përjetuan këto ditë dhe do të vazhdojmë me qenë bashkë si Qeveri, si institucione dhe si popull i Kosovës duke falënderuar të gjithë qytetarët, bashkëkombësit tanë për angazhimin e tyre për ta tejkaluar gjendjen që e kemi në Shqipëri.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se si nikoqir kishte kënaqësinë ta shoqërojë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për të bërë nderime pranë shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe homazhe te varrezat e JasharaJve, për nder të festave të Nëntorit, të Nëntorit të lavdisë, ditëlindjes së komandantit Legjendar, daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Janë shumë data të rëndësishme dhe i uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë 28 Nëntorin”, tha kryetari Jashari, duke falënderuar kryeministrin në detyrë Haradinaj për vizitën e bërë me rastin e shënimit të 28 Nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori