LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në mbledhjen e radhës të Qeverisë të merret vendim për tërheqjen e Projektligjit për Financimin e Partive Politike

Haradinaj: Në mbledhjen e radhës të Qeverisë të merret vendim për tërheqjen e Projektligjit për Financimin e Partive Politike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë të merret vendim për tërheqjen e Projektligjit për Financimin e Partive Politike.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ky vendim vije pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Civile sa i përket ndryshimeve që i janë bërë Projektligjit për Financimin e Partive Politike, gjatë punës në Komisionet Parlamentare.


Shoqëria civile i bënë thirrje Qeverisë ta tërheq Projektligjin për Financim të Subjekteve Politike: Është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës
Lexo po ashtu Shoqëria civile i bënë thirrje Qeverisë ta tërheq Projektligjin për Financim të Subjekteve Politike: Është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

“Pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Civile sa i përket ndryshimeve që i janë bërë Projektligjit për Financimin e Partive Politike, gjatë punës në Komisionet Parlamentare, kam propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji nga Kuvendi i Kosovës.
Duke e ditur rëndësinë që ka ky Projektligj, për zhvillimin e demokracisë në vend, nevojës së transparencës në funksion të politikbërjes dhe përfshirjes së të gjitha palëve në krijimin e tij, tërheqja e projektligjit dhe ridërgimi i tij, me bazë të mirë ligjore dhe demokratike, është veprim i duhur”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Ndërsa sot organizatat e shoqërisë civile kanë organizuar protestë kundër Projektligjit për Financim të Subjekteve Politike. Valmir Ismaili nga organizata D+, ka thënë se kanë pezulluar aktivitetet e tyre në grupin punues lidhur me këtë Projektligj.

Sipas tij ata do të kthehen në komision dhe të japin rekomandimet për Projektligjin për Financim të Subjekteve Politike, vetëm atëherë kur Qeveria apo Kuvendi e tërheqin këtë Projektligj, transmeton Telegrafi.

“Sot kemi pasur që t’i ofrojmë rekomandimet tona për të bërë një sistem zgjedhor sa më të mirë në Kosovë. Megjithatë duke e parë se çfarë ka ndodhur në Projektligjin për Financimin e Partive Politike, ne kemi vendosur që përkohësisht të pezullojmë aktivitetet tona në këtë grup punues. Ne do të ktheheshim në këtë komision kurdo që Qeveria apo Kuvendi të tërheqin Projektligjin për Financimin e Partive Politike në Kosovë”, ka thënë ai.

Po ashtu shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njëherësh kryetar i komisionit Parlamentar për adresimin e rekomandimeve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE-ja ka thënë se organizatat e shoqërisë civile me të drejtë po kundërshtojnë këtë projektligj, dhe se sipas tij asnjë projektligj, e aq më pak ky për Financimin e Partive Politike, i cili bie ndesh me frymën kushtetuese dhe parimet zgjedhore sipas standardeve të BE-së, nuk do të përkrahet nga Lidhja Demokratike e Kosovë.

Hoti: LDK nuk do të përkrah Projektligjin për Financimin e Partive Politike
Lexo po ashtu Hoti: LDK nuk do të përkrah Projektligjin për Financimin e Partive Politike

Ndërsa në marshin e fundit të organizatave të shoqërisë civile kundër këtij Projektligji, këto organizata u penguan që të vënë pankartat e tyre tek selia e partisë së PDK-së.

PDK nuk lejon shoqërinë civile të vendos pankartat te selia e tyre (Video)
Lexo po ashtu PDK nuk lejon shoqërinë civile të vendos pankartat te selia e tyre (Video)

Ato u ndeshen me sigurimin e kësaj partie, ndërsa tek partitë e tjera ishin lejuar që t’i vendosnin pankartat me mbishkrimet kundër Projektligjit për Financimin e Partive Politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori