“Po e tregoj një storie suksesi. Tregimin tonë të përbashkët. Kosova, një shtet i vogël, i shpëtuar falë intervenimit të ShBA-së dhe NATO-s, është i gatshëm të kontribuojë krah për krah me ushtarët amerikanë, kudo në botë, për ta mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Kjo është dëshmia më e mirë se sa e suksesshme është politika amerikane. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë krenare për prezencën amerikane në shtetin tonë”, kështu tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para kadetëve të Akademisë Ushtarake “West Point”.
Haradinaj tha se ShBA, me të gjitha mjetet dhe mundësitë, në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën edhe pas çlirimit dhe se vazhdon të mbetet partneri më i rëndësishëm i forcave të NATO-s në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.
Më tej, Haradinaj theksoi se ShBA-ja vazhdon ta mbështesë edhe zhvillimin e shtetit tonë të ri, duke u shndërruar në partner të fuqishëm në të gjitha fushat dhe në veçanti në luftën kundër terrorizmit.
“E tërë ekzistenca jonë lidhet ngushtë me pjesëmarrjen e ShBA-së. Përderisa synimi ynë është anëtarësimi në NATO, forca jonë është ngritur profesionalisht, kryesisht nga ShBA. Jemi krenar që kemi partneritet me shtetin e Iowa-s, Garda Kombëtare e së cilës ka ndihmuar në avancimin e forcës sonë të sigurisë”, theksoi Haradinaj.
Duke folur rreth tranzicionit të FSK-së, kryeministri Haradinaj tha se sot, po kalojmë nëpër etapën e tranzicionit të FSK-së drejt organizimit ushtarak dhe kjo po bëhet e mundur falë partneritetit me ShBA-në. Haradinaj tha se Kosova dhe ushtria e saj do të shërbejnë për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe se zhvillimi i aftësive të mbrojtjes së Kosovës do të jenë në funksion të një rajoni dhe Evrope më të mirë.
Gjatë fjalës së tij, Haradinaj tregoi edhe përvojën e tij personale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Unë kam kaluar nëpër kohë kritike dhe përvojat gjatë luftës i kam kaluar bashkë me familjen time dhe kam humbur anëtarë të familjes në këtë luftë. Por, dua t’ju them diçka, që mendoj se është jetike. Të jeni krenar me veten tuaj që jeni kadetë të një akademie të klasit botëror, të jeni krenar që i shërbeni flamurit të ShBA-së, sepse na keni thënë se po na shpëtoni nga tragjedia e cila ishte duke na ndodhur”, tregoi ai para kadetëve.
Ndër të tjera, Haradinaj tha se ishte vetëm lidershipi dhe ushtria amerikane që bënë ndryshimin për shtetin tonë, duke vlerësuar se nuk po bëjnë ndryshim vetëm në jetën e tyre, të shtetit të tyre, por po e bëjnë ndryshimin edhe në botë.
“Unë dhe shteti im do të jemi gjithmonë krenarë të shërbejmë krah për krah me ju, që të bëjmë ndryshimin në botë, për një botë më të mirë, për një botë më paqësore. Zoti ju bekoftë të gjithë ju dhe familjet tuaja. Zoti e bekoftë ShBA-në”, tha Haradinaj në përfundim të fjalës së tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë