LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj mori pjesë në forumin ‘Bloomberg Global Business’

Haradinaj mori pjesë në forumin ‘Bloomberg Global Business’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në sesionin e dytë të forumit “Bloomberg Global Business”, në kuadër të vizitës së tij në punimet e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj që ishte pjesë e këtij forumi, tha se Kosova është e hapur që të shpreh vizionin dhe idetë e saj në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe për të gjetur mënyra të reja për të punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.


Në forumin “Bloomberg Global Business”, i cili është vendi i vetëm i dedikuar për të mbledhur liderët më të rëndësishëm botërorë nga sektorët publikë dhe privatë, u diskutua për prosperitetin e përbashkët dhe për të ndërtuar partneritete vendimtare ndërmjet biznesit dhe qeverisë, për të siguruar sukses të vazhdueshëm. /Telegrafi/