LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Misioni i luftëtarëve ka qenë fisnik

Haradinaj: Misioni i luftëtarëve ka qenë fisnik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe në Gllogjan dhe Kodrali të Komunës së Deçanit, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj gjatë homazheve në Gllogjan, tha se sot është një ditë vërtetë e veçantë, pasi jo vetëm që kujtohen një numër i madh i luftëtarëve të vrarë, por edhe misioni i tyre ka qenë i veçantë siç ka qenë bartja e të plagosurve, e bashkëluftëtarëve, një mision më i vështiri i mundshëm në luftë, por dhe më fisnik.


“Batalioni Gardist në këtë rast i prirë nga gjeneral Avdyl Mushkola, me bashkëluftëtarë të gjallë si Shkumbini e plot të tjerë që i shohim këtu në këtë mision e kanë mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar, duke i mbrojtur të plagosurit, duke mos i lënë në duar të armikut pa rënë edhe vetë”, tha Haradinaj, duke shtuar se kjo është njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme të historisë tonë të luftës, por edhe njëkohësisht më krenare.

Haradinaj më pas vazhdoi homazhet në Kodrali të Komunës së Deçanit, ku tha se nuk ka qenë lehtë atëherë por nuk është lehtë as tash duke theksuar se nuk bën të ndalemi, por duhet vazhduar të përçojmë porosinë në vend, Liri e Jetë për të gjithë.

Të pranishëm në homazhe ishin edhe ministri Pal Lekaj, kryetari Bashkim Ramosaj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, deputetë dhe përfaqësues të tjerë institucionalë te nivelit qendror e lokal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori