LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Miqtë tanë presin të mbizotërojë vetëdija jonë për Kosovën 100 % shtet

Haradinaj: Miqtë tanë presin të mbizotërojë vetëdija jonë për Kosovën 100 % shtet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën “Bujar Roka” në Komunën e Gjakovës, investim 3.5 milionë nga Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës.

Para të pranishmëve, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se sot po fillon puna në një arterie të qytetit, e nevojshme, por jo e vetmja, e që ka ardhur falë punës dhe angazhimit të të gjithë qytetarëve të Gjakovës, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, duke kujtuar se sa e dhembshme dhe e shtrenjtë është liria e Kosovës për Gjakovën.


“Ende sot e kësaj dite Gjakova i ka plagët e pa mbyllura. Ka ende të pagjetur, ka shumë sfida me të cilat përballen qytetarët, familjet, njerëzit e këtij vendi. E dimë se ka të rinj e të reja që presin punë, por diku fillon e mbara”, tha Haradinaj, duke shtuar se e mbara ka filluar me rritjen e besimit me udhëheqjen e kësaj qeverie.

Më tej, kryeministri Haradinaj u tha banorëve të Gjakovës se janë meritorët e gjithë kësaj pune, duke shtuar se po të kishin humbur ndonjë hapë në të kaluarën, nuk do të ishin këtu ku janë sot.

Duke theksuar se zgjerimi i rrugës Dollc – Gjakovë është një projekt i madh, sepse pa infrastrukturë nuk ka zhvillim ekonomik dhe vende të punës, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se më në fund po vendoset e drejta për Gjakovën, një e drejtë që i është mohuar jo vetëm në infrastrukturë, sepse ajo është pikënisje, por edhe në punë të tjera.

“Ne jemi popull euroatlantik, kemi orientimin tonë, por edhe miqtë tanë presin nga ne që të mbizotërojë vetëdija jonë, vetëdija për Kosovën qind për qind shtet”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke kërkuar nga punëtorët, punëkryesit që të mos bëjnë kompromise në kualitet, por të bëjnë punë të mira për vete, për fëmijët dhe të mburren gjatë me punën që bëjnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori