LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Liria jonë është vlerë e përbashkët, vlerë e Kosovës dhe aleatëve

Haradinaj: Liria jonë është vlerë e përbashkët, vlerë e Kosovës dhe aleatëve

“Liria jonë është vlerë e përbashkët, vlerë e Kosovës dhe aleatëve”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij gjatë ceremonisë solemne, me rastin e ndërrimit të Komandës së KFOR-it, nga komandanti i deritanishëm, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, te Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

Në këtë ceremoni ku të pranishëm ishin ushtarë të KFOR-it, oficerë, përfaqësues institucional, përfaqësues të korit diplomatik dhe personalitete të tjera, kryeministri Haradinaj falënderoi Admiralin James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe të gjithë liderët e tjerë ushtarak, për mbështetjen e vazhdueshme dhe për rolin e tyre në sigurimin dhe mirëmbajtjen e paqes në Kosovë.


Haradinaj me këtë rast vlerësoi lartë punën e ushtarëve të KFOR-it, duke thënë se në Kosovë është krijuar një klimë e qetë dhe e sigurt për të gjithë qytetarët.

Kryeministri tha se Qeveria dhe qytetarët e Kosovës, janë mirënjohës për gjithë burrat dhe gratë që shërbyen dhe vazhdojnë të shërbejnë në vendin tonë, duke mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

“Falë NATO-s sot Kosova është shtëpi e të gjithëve pa dallim etnie, feje apo ndonjë grupi tjetër. Ne tregojmë respektin më të thellë dhe kujtojmë të gjithë ushtarët që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë. Liria jonë është një vlerë e përbashkët, një vlerë e Kosovës dhe aleatëve”, tha Haradinaj.

Më tej, Haradinaj vlerësoi punën e madhe që ka bërë gjenerali Couci si komandant i KFOR-it në shumë fusha, duke thënë se gjatë këtij viti të shërbimit të gjeneralit Cuoci është treguar një vit i thellimit të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it dhe se ky partneritet do të vazhdojë edhe me gjeneralin D’Addario.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se të gjitha institucionet e sigurisë të Kosovës, si Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, AKI, Doganat, mekanizmat e kontrollit kufitar dhe të gjitha institucionet e tjera të sigurisë dhe emergjencat, kanë qenë dhe do të jenë partner i besueshëm i KFOR-it.

“Kosova do të respektojë përgjithmonë praninë e KFOR-it dhe NATO-s dhe ne synojmë të forcojmë partneritetin”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se prezenca e KFOR-it dhe NATO-s ka ndihmuar vendin tonë, rajonin dhe zhvillimin tonë në përgjithësi për pothuajse dy dekada dhe se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

Kryeministri Haradinaj duke uruar komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Lorenzo D’Addario, siguroi se do ta ketë gjithë angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të punuar së bashku, duke e bërë Kosovën dhe rajonin një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Komandanti i deritanishëm, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, falënderoi të gjithë ushtarët dhe komandantët që kanë shërbyer bashkë me të, për ta bërë Kosovën vend më të mirë. Po ashtu Cuoci ka falënderuar edhe lidershipin e vendit që kanë luajtur rol të veçantë duke e përforcuar partneritetin e tyre. “KFOR- i është një storie e suksesit”, tha komandanti Cuoci.

Në këtë ceremoni mbajti fjalë rasti edhe Admirali James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, i cili vlerësoi rolin e madh të forcave të KFOR-it dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Ky është kalimi i komandës së 22-të, në atë të 23-të, që nga viti 1999 kur KFOR-i operon në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori