Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë më shumë korrupsion sesa në qeverisjen e Kurtit, për shkak të “lidhjeve të shkurta e dostave”.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj ka thënë se në fillim të fushatës Lëvizja Vetëvendosje vetëm ka filluar me hidhërimet ndërmjet partisë, edhe pse sipas tij, “Kurti ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri”.
“Vetëm ka filluar që të sillet si opozitë e ardhshme meqë nuk do ta krijojnë Qeverinë më, ata vetëm kanë filluar me hidhërimet e veta në mënyrën e tyre të sjelljes, po e shohim një Vetëvendosje të pa përgjithshme që e kemi parë shumë herë në opozitë.
Për fat të keq korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më shumë se tani unë e kam vërejtur herët sepse do të ketë shumë korrupsion për shkak të lidhjeve të shkurtat, e kam quajtur ‘lidhje të shkurta, dostat’, Kurti i ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij, besnikëve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri e kam ditur që do vijë kështu. Ky është shefi i korrupsionit vetë Kurti të këqijave që ndodhin”, ka thënë Haradinaj.
E nëse qytetarët i japin mundësi AAK-së të jetë në krye të vendit, Haradinaj premtoi se do të bëjë kthesë të madhe me anëtarësimin e menjëhershëm të Kosovës në NATO.
“Me ndryshimet që do të ndodhin në qeverisje, me 9 shkurt, të japin mundësinë opozitës që të bëjnë Qeverinë, nëse më jepet besimi me e udhëheq besimin e pozitës, unë synojnë që kthesën me bë përmes anëtarësimin drejtpërdrejtë në NATO, pra kthesën me bë direkt në NATO”, deklaroi ai.
Anëtarësimi në NATO, për kryetarin e AAK-së, është hap i rëndësishëm në progresin e Kosovës drejt integrimit, zhvillimin ekonomik dhe investimeve kapitale, raporton EO.
“Anëtarësimi e hap perspektivën edhe të investimeve edhe të zhvillimit dhe na mundëson me ec shpejt në botën e zhvilluar. Në këtë rast që qytetarët dhe rinia me mbet në Kosovë, dhe mos me pasur nevojë ta lëshojnë vendin. Por edhe në arsim e shëndetësi e të gjitha temat që kanë mbetur gjatë kështu me marrë një nivel tjetër kjo është kthesa. E kjo kthesë bëhet me anëtarësimin e shpejtë në NATO”, ka përfunduar kryetari i AAK-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!