LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton komandantin e Brigadës “135 Agim Zeneli”

Haradinaj kujton komandantin e Brigadës “135 Agim Zeneli”

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin e Brigadës “135 Agim Zeneli” të UÇK-së, Lulzim Morina i njohur si Komandant Luli.

Haradinaj tha se komandant Luli i bëri krenar dhe nderoi emrin e Agim Zenelit me brigadën të cilën e udhëhoqi.


“Në luftë, na bëre krenarë. E nderove emrin e Agim Zenelit, me Brigadën 135, që e udhëhoqe. Pas luftës, prapë bashkë ne ndërtimin e paqes. Komandant Luli, u bën 19 vite pa ty, por mbetesh i paharruar në kujtimin tonë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkroi Haradinaj.