LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e rënë 22 vite më parë: Ishte dita më e zezë e luftës për mua

Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e rënë 22 vite më parë: Ishte dita më e zezë e luftës për mua

Ish-deputeti i AAK-së, njëherit edhe kandidat për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarët e tij të rëndë më 6 qershor 1999.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 6 qershor 1999, në kohën kur pritej fundi i luftës për liri, filloi ofenziva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”.


“Më 6 qershor 1999, në kohën kur veç pritej fundi i luftës për liri, filloi ofenziva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’. Përpos që isha i lodhur nga luftimet dhe plagët, isha edhe i lodhur nga mungesat e armëve dhe municioneve. Kisha shumë njësi me municione të fundit në vijat e frontit, shumë të vrarë e të plagosur. Pikërisht kjo ishte dita më e zezë e luftës për mua”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje Haradinaj theksoi se edhe pse ushtria serbe u poshtërua atë ditë, hubja e shokëve ishte e madhe dhe e dhimbshme për të gjithtë ushtarët e zonës.

“Kjo datë shënon gjithashtu edhe përvjetorin e ndarjes nga jeta të njërit ndër luftëtarëve më të spikatur të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Zeqir Nimonajt”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Më 6 qershor 1999, në kohën kur veç pritej fundi i luftës për liri, filloi ofenziva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’. Përpos që isha i lodhur nga luftimet dhe plagët, isha edhe i lodhur nga mungesat e armëve dhe municioneve. Kisha shumë njësi me municione të fundit në vijat e frontit, shumë të vrarë e të plagosur. Pikërisht kjo ishte dita më e zezë e luftës për mua.

Atë mëngjes të hershëm të 6 qeshorit 1999, pas vizitave të pikave në tërë territorin e Deçanit, u ndala ne Kryqin e Ratishit (Ura e Ratishit), ku ishte një qetësi absolute dhe pothuajse vinte era liri. Ushtarët ishin shumë të vullnetshëm, biseduam pothuajse me të gjithë njësinë. Rreth orës 13:00, ju luta Besim Selmanajt të më dërgojë në shtab. Kisha ditë të tëra pa i pastruar plagët. Naim Mustafës i dhashë për detyrë që të qëndrojë në pikë (Naimi ishte shef i Shtabit të Brigadës).

Pikërisht kjo ishte ndarja e fundit nga Shpendi dhe Burimi.

Pak minuta më vonë filloi dyluftimi, ku në këtë përballje e humba Shpend Malajn (Zv. Komandant për Logjistikë), Burim Mustafajn (Komandant i njësisë), ndërsa u plagosën rëndë Florim Mustafaj, Bujar Haradinaj, Valbona Tafilaj dhe Ardian Malaj.

Edhe pse ushtria serbe u poshtërua atë ditë, humbja e shokëve ishte e madhe dhe e dhimbshme për mua dhe për të gjithë ushtarët e Zonës.

Kjo datë shënon gjithashtu edhe përvjetorin e ndarjes nga jeta të njërit ndër luftëtarëve më të spikatur të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Zeqir Nimonajt.

Edhe pas 22 vitesh, ata vazhdojnë të mbesin të gjallë në kujtesën time. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori