Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e quajtur këtë të fundit mashtrues.

Ai ka thënë se Kurti është duke e mbajtur peng Kosovën.


“Kjo pyetje duhet ti bëhet mashtruesit, Albin Kurtit. Jemi tu e pagu çmimin që i kemi besu një mashtruesi. Për mu nuk është befasi e dini vlerësimin tim për të, por edhe kjo situatë duhet të marrë fund dikur, mashtruesi nuk mundet pakufi me u tall me një vend.”, tha Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se Kurti ka marrë shumicën e votave po e mban peng Kosovën, nuk bënë me shku pakufi.

Ai i quajti përralla dhe hajgare takimet mes zyrtarëve të partive politike.

“Këto takimet tjera përrallat piu kafe ky me atë , janë veç hajgare. Një njeri pe mban peng Kosovën po vazhdon me ba të këqija, unë s’jam i befasuar kam deklaruar se kush është ky njeri”, tha Haradinaj.

Këto komente kreu i AAK-së i bëri pari fillimit të seancës konstituive./Telegrafi/