LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova u udhëhoq gabimisht nga 2008-a, e kthyem në rrugë të drejtë me miqtë ndërkombëtarë

Haradinaj: Kosova u udhëhoq gabimisht nga 2008-a, e kthyem në rrugë të drejtë me miqtë ndërkombëtarë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur për gjendjen aktuale dhe qeverisjen e tij, në një tubim me qytetarë të Prishtinës.

Haradinaj ka thënë se Kosova është qeverisur gabimisht që nga pavarësia.

Ai ka thënë se është dashur të bëhet mund që Kosova të kthehet në rrugë të drejtë.

“Është mëse e vërtete që ka pas tronditje Kosova. Kosova është udhëheqë gabimisht që nga pavarësia, dhe është dashtë me kthy në udhë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se është bërë punë për ta kthyer në rrugë Kosovën pa prishur marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

“Kjo është bërë pa u thy me miqtë, por duke mbrojt qëndrime. Kosova është ma e fortë se sa ka qenë njëherë. Ata që i kemi aleatë, ata që ishin me ne më 17 shkurt, kurrë ma të vendosur për të qenë me Kosovën, s’kanë qenë ndonjëherë”, ka thënë Kryeministri në detyrë.

Ai ka shprehur sigurinë se Kosova kurrë ma e fortë miqësia me aleatë s’ka qenë.

Përkundër të kaluarës me Serbinë, Haradinaj ka thënë se me Serbinë duhet krijuar miqësia e mirë, por jo pa kushte.

“Lufta është e dhimbshme, është tragjike, por ne kemi nevojë për fqinjësi të mirë Serbinë. Por nuk jemi të gatshëm për ripushtim, për nënshtrim”, ka theksuar ai.

Haradinaj ka thënë se vëmendja duhet kthyer nga sektori privat.

Ai ka numëruar disa suksese të qeverisjes së tij, ndërkaq ka kritikuar ashpër premtimet e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta luftuar korrupsionin.

Sipas tij, nuk mund të luftohet korrupsioni nga njerëz që e kanë mbjellë mendësinë korruptive në Qeveri.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori