LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova nuk mund të qëndrojë në pritje për njohjen e Serbisë

Haradinaj: Kosova nuk mund të qëndrojë në pritje për njohjen e Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj ka takuar nëndegët e partisë në Pejë të cilët i ka porositur për të kërkuar votën e qytetarëve të Dukagjinit për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt. Edhe në Pejë pretendenti për president ka folur për mundësinë e referendumit për bashkim me Shqipërinë.

Sipas Haradinajt, Aleanca në qeveri ka përfunduar punë të rëndësishme për vendin, andaj duhet votuar me 14 shkurt.

“Si pas lufte kur e pyeten kujt do me ia dhënë votën loke, tha presidentit Rugova, por me bo me u kthy Serbia tha e kemi Ramushin, edhe tani po ua qesin votën plotëve por për thonë për me i kry punët i kryen Ramushi”, tha ai.

E sipas Haradinajt, në mesin e punëve që duhet të përfundojë është çështja me Serbinë.

Ai tha se Kosova nuk mund të qëndrojë në pritje deri në pafundësi, sa i përket njohjes nga Serbia.

“Nuk mund të rrimë gjithmonë në pritje e gjithmonë pezull. I kam 20 vjet përvojë politike, e kam parë Kosovën edhe ashtu siç e shohin Thaçi e Veseli sot, e kom pa edhe prej atje, edhe prej këtu prej pune, opozite e përgjegjësive”, tha ai.

Edhe në Pejë, ai ka përmendur mundësinë e referendumit për bashkim me Shqipërinë, nëse Kosova ngec në rrugët drejt Bashkimit Evropian.

“Unë besoj që duke munduar me ngi Serbinë me i dhënë kurrë nuk e marrim njohjen, sepse krejt Kosovën me ia dhënë thonë a bën edhe Tropojën a Kukësin[…]Duhet të themi ne kërkojmë me hy në NATO si Kosovë si shtet i pavarur por nëse nuk hiqet bllokada që na bënë Serbia e rusi, atëherë nuk na mbetet tjetër përveç referendum për bashkim me Shqipërinë”, tha ai.

Haradinaj tha se me 14 shkurt vota do të thotë referendum për Kosovën në NATO.

E në emër të kandidatëve për deputetë nga Peja, ka folur Shemsedin Dreshaj.

“Në këto katër vite që vinë Kosova ka sfida, ashtu siç ka pas, për t’u dalë përballë këtyre sfidave ne kemi bërë një zgjedhje, një ujdi, një betim, betimi jonë ditën e nesërme duhet të jetë Ramushi president. Pse e them këtë, i dëshmuar në luftë, i dëshmuar paslufte, i dëshmuar në pastërtinë e tij në dy procese qëllimkëqija, i dëshmuar në Parlament me numra modest por vepra shume të mëdha qe as koalicioni i gjerë i elefantëve nuk mundi t’i shtyjë përpara, dhe garancë e një të nesërme të sigurtë e të fortë”, tha Dreshaj

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori