LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ndan botëkuptimin e Amerikës në të gjitha çështjet kryesore

Haradinaj: Kosova ndan botëkuptimin e Amerikës në të gjitha çështjet kryesore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim delegacionin nga North Atlantic, të prirë nga zëvendës presidenti ekzekutiv Damon Wilson.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke kujtuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se Amerika është marrëdhënia më e rëndësishme e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Jam i nderuar që sot ju kemi për vizitë në Kosovë. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës dhe në linjë me Amerikën dhe shërbejmë si aleati dhe miku më i madh i Amerikës në Ballkan”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova ndan botëkuptimin e Amerikës në të gjitha çështjet kryesore.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova po ashtu ka bashkëpunim me ShBA-në, në të gjitha fushat e sigurisë, e po ashtu edhe marrëdhënie ekonomike.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova e do paqen por edhe një marrëveshje përfundimtare, në mënyrë të drejt, ligjore dhe se nuk ka shkëmbime të territoreve të cilat çojnë në luftëra të reja dhe zgjojnë tensione në të gjithë rajonin.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe të mos kemi parakushte”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj i njoftoi delegacionin me të arriturat e vendit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, reformave të përgjithshme dhe progresin në fuqizimin e ekonomisë së vendit.

Nga ana tjetër, zv.presidenti ekzekutiv Damon Wilson e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme duke shprehur gatishmërinë se ShBA-ja do të jetë gjithmonë partnere e fuqishme e Kosovën në procese jetike të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori