Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, pjesë e së cilës ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministra, si dhe ambasadorët e shteteve të Quintit.
Në takimin e dytë me radhë, për çështjen e dialogut me Serbinë, qëllimi ishte që të tregohej përkushtimi i institucioneve të vendit për fazën finale të bisedimeve dhe njoftimi i ambasadorëve të Quintit për ecurinë deri tek krijimi i këtij delegacioni.
Kryeministri Haradinaj tha se është angazhuar që nga fillimi që të ketë dialog përmbajtjesor, transparent dhe në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke angazhuar ekipin më të mirë dhe ekspertë të jashtëm që Kosovës t’i prezantojnë ekipin negociator dhe dokumentin bazë, librin me shumë kapituj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur me 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Republikës së Kosovë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ambasadorët e Quintit i kanë dhënë mbështetje këtij delegacioni dhe po ashtu kanë kërkuar unitet dhe përfshirje të gjithë spektrit politik në fazën finale të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Maturantët në Maqedoni në dilemë për të ardhmen e tyre
Breshëri zbardh disa vende të Kosovës – shkakton dëme materiale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251