Në përpjekje të koordinimit ndërinstitucional, për të avancuar pozitën e Kosovës në tregun energjetik dhe stabilitetin e brendshëm në sektorin e energjisë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një tjetër takim me akterët e sektorit të energjisë në vend, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, përfaqësuesit e KOSTT dhe ZRRE, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane dhe të KfW-së.
Në takim është biseduar për zhvillimet në sektorin e energjisë, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të energjisë elektrike në vend dhe kyçjen e burimeve të ripërtëritshme.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka njoftuar për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në Kosovë, për kapacitetet energjetike të Kosovës dhe për projektet e reja të energjisë së ripërtritshme, si hapa të rëndësishëm për zhvillimin e këtij sektori dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Me këtë rast, Haradinaj ka vlerësuar interesimin e investitorëve për ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë alternative, të cilat do të hapin rrugë për vende të reja të punës, sigurimin e energjisë elektrike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Po ashtu, në takim është theksuar se Kosova, ka përmbushur të gjitha obligimet e saj karshi raportit të saj me platformat regjionale dhe europiane të energjisë, derisa si teme diskutimi ishin edhe procedurat dhe pengesat eventuale burokratike dhe angazhimi i të gjitha institucioneve për të evituar këto pengesa, në të mirë të investimeve strategjike dhe sigurimin e opsioneve të sigurta në prodhimin e energjisë.
“Kosova është e gatshme të jetë pjesë e platformave europiane dhe rajonale të energjisë, siç është e gatshme të zbatojë marrëveshjet dhe obligimet në këtë sektor”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se takime pune si kjo do të organizohen në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të pozicionit të vendit në tregun e brendshëm energjetik por edhe në atë rajonal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite