LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon që të zbatohen obligimet e marra në dialog

Haradinaj kërkon që të zbatohen obligimet e marra në dialog

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të zbatohen obligimet e marra në dialog, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit, mirëpo gjithmonë mbi parimet kushtetuese.

Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së heroit Pajaziti.

Ai shtoi se për parimet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka dy vjet që kanë marrë zotimet e ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak dhe emisarit amerikan, Gabriel Escobar se i njëjti nuk do të cenojë integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë.

“Parimet sikurse i keni pa janë të dakorduara, mirëpo ende s’ka statut të (Asociacionit). Ajo çka është publikuar janë parimet nga të cilat fillon obligimi i yni… Jemi dakord me i zbatuar obligimet tona, kuptohet ashtu siç vlerëson edhe Gjykata Kushtetuese. Nëse drafti ka shkelje kushtetuese, gjykata jonë apeloj tek gjyqtarët që të mbrojnë Kushtetutën… Këto parime ma merr mendja 90 për qind të politikës së Kosovës i dinë me muaj të tërë.

Ka dy vjet që këto parime qarkullojnë që nga vizita e parë e Escobar dhe Lajçak që kanë deklaruar se nuk do të negociohet integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria. Këto janë parimet e ecjes përpara. Mirëpo do të ishte gabim nëse Kosova implementon këto obligime pa e marrë një ftesë të qartë në NATO”, tha Haradinaj.

“Ne e kemi urgjent me hy në NATO. Kosova është mirë të kërkojë hyrjen në NATO, pasi BE-ja është një proces më i ngadalshëm për anëtarësim, ndërsa OKB-ja më gjatë. Mirëpo në NATO, vendet që janë liderë aty janë edhe aleatë tonë. Unë besoj se është mirë që Kosova duke i përmbushur këto obligime të kërkojë anëtarësim në NATO, me procedurë të shpejtë ashtu siç ka ndodhur me Finlandën dhe Suedinë”, shtoi ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori