LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon që në Konferencën e BERZH-it të prezantohen projekte konkrete

Haradinaj kërkon që në Konferencën e BERZH-it të prezantohen projekte konkrete

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) ku është diskutuar për Konferencën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që do të mbahet në Londër.

Kryeministri tha se në këtë Konferencë Kosova duhet të aplikojnë për projektet e mëdha, raporton Ekonomia Online.

Ai kërkoi që të prezantohen projekte të cilat nuk mund që të financohen nga institucionet dhe të jetë konkretet e me studim të fizibilitetit, ndonëse u shpreh se ende nuk dihet përmbajtja e takimeve.

“Atu ku ndalet mundësia e sipërmarrësit për kapacitet që ka përgjegjësitë i merr qeveria e Kosovës. Kërkesa jonë si Qeveri është nëse keni projekte të cilat e tejkalojnë kapacitetin e juaj të investimit që paraqesin plan biznesi të gatshëm për 26 shkurt ne i paraqesim për ju. Në çdo bashkëpunim tjetër që i bëjmë me qeverinë, do të kemi takim të përbashkët të qeverive dhe të kemi komunitetin e biznesit me vete dhe të kemi takime. Ne jemi në shërbim të tuaj”, tha Haradinaj.

Safet Gërxhaliu, Kryetari i OEK, tha se nga analizat e bëra në tre vit e fundit ndër sfidat e sektorit privat janë kamatat e lara bankare dhe mungesa e financimi në mënyrë alternative.

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, pritet të mblidhen së bashku në Londër më 26 shkurt, për të diskutuar rreth çështjes së investimeve dhe mundësive që ato ofrojnë për të bërë biznes në vendet e tyre.

Takimi i nivelit të lartë, ka si synim nxitjen e investimeve të huaja direkte në rajon dhe projektet e përbashkëta ndërkufitare.

BERZH-i është ndër investitorët kryesorë në rajonin e Ballkanit. Banka ka investuar 271 milionë në Kosovë në projekte të ndryshme në sektorin e energjisë, infrastrukturës apo edhe atë financiar në mbështetje të bujqësisë në vendet ballkanike. /Telegrafi/