LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i kërkon Kurtit pezullimin e vendimit për targa: Ikja nga Amerika është shkuarje në Moskë

Haradinaj i kërkon Kurtit pezullimin e vendimit për targa: Ikja nga Amerika është shkuarje në Moskë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media nga seila e partisë rreth zhvillimeve në veri.

Ai ka thënë se Kosova po humb në këtë situatë sepse Serbia me strukturat e veta provokoi dhe arriti t’i nxjerrë institucionet e Kosovës prej veriut.


“Shikoni në çfarë situate jemi tash. Jo vetëm që na kërkohet tërheqja nga vendimi për targat por edhe themelimi i Asociacionit. E kjo është dështim i qeverisë dhe qytetarë të Kosovës vlerësojeni vetë se kush është dhe për kënd punon Albin Kurti” ka thënë Haradinaj.

“Menjëherë të aprovohet kërkesa e Amerikes për pezullim të vendimit për targat. Kthimi te Amerika është kthimi te siguria, te rendi dhe ligji dhe te sukseset e Kosovës. Ikja prej Amerikës është ikje në Moskë”, ka përfunduar Haradinaj.