Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban Kuvendin e Punës, ku kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka numëruar sukseset që ka arritur qeveria e udhëhequr nga ai, duke thënë se AAK guxon dhe mund të ecë në krijimin e vlerës së re.
Haradinaj tha se Aleanca ka bërë ushtrinë e Kosovës, derisa ka përmendur disa nga të arriturat gjatë qeverisjes së tij me Kosovën.
“Ne e bëmë ushtrinë e Kosovës, ne arritëm ta delegjitimojmë korrigjimin e kufijve, me taksën 100 përqind. Arritëm kriteret për liberalizim të vizave, sot udhëtoj për Paris. Gjatë këtyre 20 muajve në udhëheqje rritëm numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të gjithë u bën në përkrahje të rendit dhe ligjit. Përmes taksës prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës, u rrit prodhimi i Kosovës. Kemi përmbyllur autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kemi filluar të tjerat. Komunat janë partnere në zhvillim ekonomik. Ka rritje ekonomike, kemi rritje të buxhetit. Jemi këtu për të kryer punët e këtij shteti dhe t’i tregojmë shteteve tjera se jemi këtu për të bashkëpunuar me ty. Në Bruksel po vazhdon dialogu, në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kemi rritje edhe të partisë”, tha Haradinaj.
Ai tha se vetëm aleanca mundet me ecë në krijimin e vlerës së re.
“Pse AAK para partive tjera, ky është vizioni ynë. A e dini pse, Aleanca guxon të krijojë, sa herë që i është dhënë mundësia AAK ka guxua të krijojë. Ligjin për Prishtinën, kthimi i Pallatit të Rinisë te komuna e Prishtinës. Vetëm aleanca mundet me ecë në krijimin e vlerës së re. Pra, nëse iu pyet dikush pse aleanca para partive tjera, sepse Aleanca guxon të krijojë. Krejt institucionet janë të ngulfatura qe 20 vjet, është diskutuar që të dalin jashtë qytetit, marrin me qira objekte, kjo Qeveri, aleanca po guxon me e nis Prishtinën e re, a dinë pse guxojmë se nuk është projekt me vjedh, është projekt me krijuar vlerë të re. Prishtina e re është pronë e përbashkët e qeverisë nacionale dhe e komunës. Qeveria është pronare e tokës, komuna është pronare e tokës, po i kthehet publikut qindra metra katror ndërtim. I vendosim atje të gjitha institucionet nacionale”, tha ai.
Haradinaj shtoi se Aleanca ka me e përmbyllë planin e vet të punës dhe të qëllimeve që i ka. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre