LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I kam kërkuar KEK-ut të kemi kujdestari, ta shpallin gjendje emergjente

Haradinaj: I kam kërkuar KEK-ut të kemi kujdestari, ta shpallin gjendje emergjente

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili në mbledhjen e Qeverisë foli për gjendjen energjetike të krijuar në vend, u bëri thirrje drejtorëve të KEK-ut të punojnë, e të mos rrinë te objekti që ai e ka quajtur në emër të këngëtares serbe Llepa Brena.

“Unë i kam kërkuar KEK-ut të kemi kujdestari, ta shpallin gjendje emergjente. Të jetë çdo herë një nga drejtorët, jo të vijnë me ndej në objektin e ‘Lepa Brenës’, si i thonë këtij objekti të bukur. Po të shkojnë atje ku po ndodh mihja, e mos t’i japin përparësi ose të mos mendojnë që importi i energjisë është zgjidhja më e lehtë”, tha kryeministri Haradinaj.


Ndryshe Haradinaj sot në mbledhjen e Qeverisë ka lëshuar akuza të rënda ndaj Qeverisë së kaluar por edhe menaxhmentit të KEK-ut për krizën energjetike.
Ai tha se e kanë marr në dorë “bombën e kurdisur”. /Telegrafi/