LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jabllanica, testament kombëtar i mbrojtjes së nderit të Atdheut

Haradinaj: Jabllanica, testament kombëtar i mbrojtjes së nderit të Atdheut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar betejën e Jabllanicës. Ai ka shkruar për rezistencën e madhe të bërë nga kjo anë ndaj armikut, si dhe për fitoren e madhe të 17 majit të vitit 1999.

Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Jabllanica, e cila ka rezistuar me armë në dorë plot një shekull, është reflektim i shpirtit liridashës të shqiptarëve ndër breza.


Postimi i plotë i Haradinajt:

“Jabllanica, e cila ka rezistuar me armë në dorë plot një shekull, është reflektim i shpirtit liridashës të shqiptarëve ndër breza. Ajo ishte strehë e UÇK-së që nga embrioni i saj, nga ku u mobilizuan e u nisën në beteja mijëra luftëtarë lirie.
Jabllanica, me fitorën e madhe të 17 majit 1999, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Në Ditën e Dëshmorëve të Gjakovës, kujtojmë me nderim të gjithë të rënët për liri dhe kontributin madhor që dha kjo komunë në luftën për liri. Lavdi të gjithë martirëve, dëshmorëve e heronjve të Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/