LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj flet për letrën e Bidenit për Vuçiqin: Kjo është diçka e mrekullueshme për Kosovën

Haradinaj flet për letrën e Bidenit për Vuçiqin: Kjo është diçka e mrekullueshme për Kosovën

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se letra e presidentit të SHBA-ve, Joseph Biden drejtuar kreut të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është diçka e mrekullueshme për Kosovën.

Haradinaj tha se Kosova është me fat që ka aleat Amerikën.


“Jam shumë falënderues ndaj presidentit të Amerikës, Biden, u jam falënderues të gjitha institucioneve të Amerikës dhe popullit amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Mendoj se këtu e hetojmë edhe aspektin kohor në  letrën e presidentit Biden pra po hetohet që ka ardh koha të shkohet sa më konkret tani” – kështu u shpreh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për letrën që presidenti Biden ia ka dërguar presidentit serb, Vuçiq, ku kërkohet njohja reciproke mes dy vendeve.

Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Siç thotë Haradinaj, tema në atë letër ishte konkrete dhe kërkon epilog e njohje reciproke.

“Kjo është diçka e mrekullueshme për Kosovën, jemi me fat që  e kemi Amerikën aleat edhe presidentin Biden, president të Amerikës i cili e njeh mirë Kosovën, shqiptarë, e Ballkanin të cilin kam pas nderin ta njoh personalisht”, theksoi Haradinaj, derisa tha se amerikanët janë veprues, vendimmarrës.

“Unë kulturën e punës e kam atë logjikë, marrë veprime”, shtoi ndër tjera Haradinaj.

Kandidati për president Haradinaj duke folur për raportet mes tij dhe Amerikës, shtoi se marrëdhëniet nuk janë lënduar kurrë mes tyre, por përkundrazi mbi këtë marrëdhënie është krijuar ushtria.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori