LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj falënderon gazetarët

Haradinaj falënderon gazetarët

Përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, inkurajon gazetarët të vazhdojnë të jenë luftëtarë të informimit, të ruajtjes së vlerave dhe të forcimit të shoqërisë.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për punën dhe angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm për të mbuluar fushatën zgjedhore në Kosovë të zgjedhjeve jetike për vendin.


E vlerësoj gatishmërinë dhe korrektësinë tuaj për të informuar qytetarët për programet politike dhe në veçanti për rëndësinë që ka vota e tyre në përkrahje të procesit zgjedhor.

Padyshim, roli i mediave dhe i gazetarëve, në periudhat e ndryshme kohore; të luftës për lirinë dhe pavarësinë, për ndërtimin e shtetit të Kosovës, për krijimin e një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe pjesë të botës së zhvilluar, ka qenë i madh dhe i jashtëzakonshëm.

Dua që të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe të kujtoj të gjithë ata gazetarë e punonjës të mediave, vendore e ndërkombëtare, që humbën jetën duke bërë punën e shenjtë dhe fisnike të informimit të qytetarëve.

Të dashur gazetarë,

Sot gjendemi përballë sfidës më të madhe për vendin tonë; atë të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së përgjithshme për qytetarët tanë. Nuk kemi kohë për të humbur më. Ju inkurajoj që të vazhdoni të jeni luftëtarë të informimit, të ruajtjes së vlerave dhe të forcimit të shoqërisë.

Ju bëj thirrje të gjithëve që gjatë mandatit tim si Kryeministër i Republikës së Kosovës, të vazhdoni të luani rolin tuaj thelbësor të kontrollit demokratik të pushtetit dhe të jeni zëri kritik i shoqërisë.

Ju premtoj se do të jem i hapur për bashkëpunim dhe transparent në informimin e drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori