Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të dielën kanë qëndruar në shtëpinë e bashkëluftëtarit, Xhemajl Zejnaj.Përmes një shkrimi në Facebook, Hradinaj ka thënë se shtëpia e familjes Zejnaj nga Irzniqi ishte konaku i luftës për liri.“Pas shumë vitesh u bashkuam në konakun e Xhemajl Zejnajt dhe djemve të tij, konak ky që ishte edhe konaku i luftës për liri plot 25 vite më herët. Alberti dhe Valdeti së bashku me Rifatin e Zijanë ishin gjithmonë në ballë të luftës ashtu sikurse ishin pothuajse shumica e familjes Zejnaj nga Irzniqi i Deçanit”.“Me Kryetarin Ramosaj dhe kolegët e tij e kaluam një mbrëmje të veçantë me muhabet dhe sofër shqiptare.Respekt për familjen Zejnaj”, ka shkruar Haradinaj.

82805047 2607578262628619 2459412927841566720 o

82581693 2607578252628620 3410529406861443072 o

82728215 2607578042628641 8574825661556850688 o

82941060 2607577925961986 5974484226689466368 o