LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Duhet të faturohet pazotësia për formimin e institucioneve

Haradinaj: Duhet të faturohet pazotësia për formimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka quajtur të çuditshme deklaratat e dy partive të cilat po pretendojnë të formojnë qeverinë.

Sipas tij, LDK e LVV  nuk duhet të abuzojnë me situatën në vend dhe në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës, duhet të faturohet pazotësia për formimin e institucioneve.


Ai këto komente i bëri me rastin e deklarimeve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, se vendi mund të shkojë në zgjedhje në rast se dështon marrëveshja me LDK-në.

“Mendoj që duhet të bëhet kujdes, që mos të abuzohet me gjendjen në vend. Kosova është lavdëruar për zgjedhjet më të mira që i ka mbajtur. Është mirë të ndërtohen institucionet. Një qasje e tillë, imponuese ose kërcënuese ndaj njëri-tjetrit që dëgjojmë te partnerët potencialë të qeverisjes së ardhshme më duket e çuditshme. Unë kam krijuar qeveri dy herë më 2004 dhe 2017, e di se më është dashur të jem shumë i kujdesshëm të akomodoj palë, partnerë, parti politike. Mendoj që kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes për shkak se i faturohet pazotësia për t’i krijuar institucionet. Pra, nuk mund të shpëtosh pa dënimin që të jep populli nëse t’u ka dhënë mundësia që të krijosh institucionet, dhe nuk i krijon ato”, u shpreh Haradinaj.

Në rast se kjo marrëveshje arrihet, Haradinaj tha se nuk e kanë definuar rolin e tyre si opozitë, megjithatë në rast se ka ngecje, atëherë se do ta shqyrtojnë atë për të mirën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori