LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Drafti i Statutit të Asociacionit i referohet Rezolutës 1244, prandaj kam dilema kujt po i shërben Kurti

Haradinaj: Drafti i Statutit të Asociacionit i referohet Rezolutës 1244, prandaj kam dilema kujt po i shërben Kurti
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se mënyra se si ka vepruar Kurti për Draft – Statutin e Asociacionit, ka qenë e gabuar.

Haradinaj thekson se ka qenë e rëndësishme që Kosova ta shkruante një propozim të tillë në mënyrë që të kishte bazë Kushtetuese.


E këtë shton ai nuk e ka bërë Kurti, përkundër sipas tij kërkesës së SHBA-së dhe BE-së.

Paralajmërimet e kryeministrit për sulme në veri, Haradinaj: Kurti dëshiron të bëjë heroin e vonuar në dëm të sigurisë
Lexo po ashtu Paralajmërimet e kryeministrit për sulme në veri, Haradinaj: Kurti dëshiron të bëjë heroin e vonuar në dëm të sigurisë

Madje, lideri i Aleancës thotë se Draft-Statuti i referohet Rezolutës 12/44, e që i bie, se është kthyer para Pakos së Ahtisaarit.

“Mendoj që e kisha shkruar një propozim të Kosovës, çka është Asociacioni në bazë të Kushtetutës, e ligjeve tona, duke ia dorëzar Bashkimit Evropian. Kjo është ofeta e Kosovës, amerikanët dhe evropianët ia kërkonin Kurtit, një draft të tillë, por nuk e dha”.

Haradinaj tregon pse nuk i ka vizituar Thaçin e të tjerët në Hagë
Lexo po ashtu Haradinaj tregon pse nuk i ka vizituar Thaçin e të tjerët në Hagë

“Çka është edhe më e keqja, tha unë e pranoj atë por duhet ta nënshkruaj edhe Vuçiq, e tani dokumenti i Asociacionit quhet 1244, që është një çudi e madhe. Pra kjo është ajo që unë kam dilema se i kujt është ky njeri (Kurti)”.

“Nuk mundesh që me të njëjtën kaluzolë, me u thirrë 1244 në Kushtetutën tonë. Ato e kundërshtojnë njëra tjerën! Ne jemi shpallë vend i pavarur”, tha Haradinaj.

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori