LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj reagon pas ftesës së Speciales për Haxhi Shalën

Ramush Haradinaj reagon pas ftesës së Speciales për Haxhi Shalën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas ftesës që iu bë deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala i cili të hënën nga Gjykata Speciale.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se angazhimi i Shalës në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marr shembull.


Ai theksoi se thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij

“Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigjje të thirrjes së Atdheut. Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull. Haxhiu ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij, që u vranë mizorisht nga forcat serbe. Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/