LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Bizneset të shqetësuara për rritjen e pagave në sektorin publik

Haradinaj: Bizneset të shqetësuara për rritjen e pagave në sektorin publik

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se për përkrahja financiare, periudha provuese e investimeve dhe rritja e pagave në sektorin publik, kanë qenë ndër kërkesat dhe shqetësimet kryesore të bizneseve gjatë vizitës që ka pasur së fundmi nëpër bizneset të Kosovës.

Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se në këtë këshill do të adresohen prioritet për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë.


Pas përfundimit të fjalimit të parë të kryeministrit, Këshilli është duke mbajtur mbledhjen pa praninë e mediave. /KP/Telegrafi/