LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: BERZH konfirmon përkrahjen në projektet infrastrukturore

Haradinaj: BERZH konfirmon përkrahjen në projektet infrastrukturore
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë takimit me presidentin e BERZH, Sir Suma Chakrabarti | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar delegacionin e lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kryesuar nga presidenti Sir Suma Chakrabarti, ka u konfirmua përkrahja për zhvillimin e projekteve të rëndësishme nga fusha e infrastrukturës, energjisë alternative, rehabilitimit të rrjetit hekurudhor dhe të ndërlidhjes së Kosovës në gazsjellësin TAP-JAP.

Haradinaj në profilin e tij në Facebook ka shkruar se përkrahja e vazhdueshme nga BERZH, për financimin e projekteve madhore për Kosovën, i ka dhënë shtytje të fuqishme zhvillimit të qëndrueshëm në vendin tonë.


“Përkrahja e vazhdueshme nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projekteve madhore për Kosovën, i ka dhënë shtytje të fuqishme zhvillimit të qëndrueshëm në vendin tonë. Në takim me delegacionin e lartë nga BERZH, kryesuar nga presidenti Sir Suma Chakrabarti, u konfirmua përkrahja për zhvillimin e projekteve të rëndësishme nga fusha e infrastrukturës, energjisë alternative, rehabilitimit të rrjetit hekurudhor dhe të ndërlidhjes së Kosovës në gazsjellësin TAP-JAP. Po ashtu, është rikonfirmuar mbështetja e EBRD për financimin e ndërtimit të Unazës së jashtme të qytetit të Prishtinës. Me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është e angazhuar që projektet e mëdha të interesit publik t’i kapitalizojë sa më parë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/