Me rastin e një vjetorit të ndarje nga jeta të ish-ushtar të UÇK-së, TMK-së dhe UÇPMB-së, Avni Malë Hyseni, u mbajt akademi përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Përveç familjarëve të Avniut, të pranishëm ishin shumë bashkëluftëtar të tij dhe përfaqësues të institucioneve të vendit.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj tha se, Avniu me kontributin e tij për çështjen kombëtare, mbetët shembulli më i mirë i të gjithë luftëtarëve të pas luftës.
“Natyrisht se një vit pa Avniun është humbje jo vetëm për familjen dhe bashkëluftëtar, por edhe për vendin, kur e dimë se edhe pas çlirimit të Kosovës, Avniu nuk e ndali përpjekjen e tij për lirinë e vendit. Avniu iu bashku luftëtareve në Luginë, Avniu vazhdoi betejën për lirimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe mendoj se deri në momentin e fundit. Avniu ishte shembulli më i mirë se si duhet vendi, si duhen bashkëluftëtaret, si respektohen jo vetëm sakrifica, por edhe vlerat, çoftë në aktivitetet kulturore të pa numërta, çoftë duke iu gjendur afër njerëzve kur kanë nevojë. Unë mendoj se shembulli më i mirë i gjithë luftëtarëve të pas luftës, është shembulli i Avniut”, tha Haradinaj.
Përfaqësuesi i brigadës 136, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Nikqi tha se veprat e Avniut gjithmonë do të mbesin të gjalla, pasi tij Avni Hyseni ishte gjithmonë i gatshëm dhe i përgatitur për ta mbrojtur atdheun.
“Jemi sot këtu qe ta respektojmë kujtimin për një burrë që na la para një viti, por që me veprën e tij është dhe do të jetë gjithmonë në mesin tonë. Avniu u lind me një familje me vepra kombëtare, ku që nga fëmijëria hetoi peshën e robërisë dhe kuptoj amanetin e të parëve për sakrificë deri në flijim. Për mua Avniu ishte njëri ndër luftëtarët më të çmuar, sepse ai me zotësinë e tij dëshmoi jo vetëm forcën dhe përgatitjen fizike, por edhe përkushtimin për traditën e vendit dhe dashurinë në ruajtjen e kësaj tradite”, tha Hyseni.
Në emër të familjes Hyseni, vëllai i të ndjerit, Adnan Hysenaj falënderime për të gjithë ata që vlerësojnë dhe nderojnë veprën e Avniut.
“Prezenca juaj sot edhe pse kaluan një vit, nderon rrugëtimin e Avniut, kontributin e tij për kombin dhe atdheun… Ne si njerëz, kur na jepet mundësia me jetuar fal Zotit të madhërishëm, para nesh kemi disa obligime dhe detyrime, të jetojmë ndershëm, të punojmë ndershëm, të kontribuojmë ndershëm, të rrugëtojmë ndershëm dhe nga ai rrugëtim të krijojmë një histori të ndershme, kjo histori është e vetmja që mbetët pas nesh. E tillë ishte jeta e Avniut, ishte puna, kontributi dhe rrugëtimi, e tillë mbeti edhe historia e tij që u nderu e u respektua nga dita në ditë”, tha Hyseni.
Avni Hyseni, ish-ushtar i UÇK-së, TMK-së dhe UÇPMB-së, i cili ndërroi jetë më 31.12.2018./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
IKD: Projektligji për tekste shkollore nuk pati vota të mjaftueshme, procesi të kthehet në pikën zero
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre