LAJMI I FUNDIT:

Hapja e kufijve të Maqedonisë, pritet hartimi i protokollit

Hapja e kufijve të Maqedonisë, pritet hartimi i protokollit

Vendet në rajon kanë filluar me hapjen e kufijve. Për dallim nga Maqedonia, tashmë kanë përgatitur protokolle se kush mund të hyjë në vendet e tyre. Edhe pse Maqedonia pritet t’i hapë kufijtë e saj brenda pesë ditëve, ende nuk është përcaktuar nëse do të kërkohet test të korona virusit për hyrje.

Propozimi fillestar ishte që kufijtë e Maqedonisë të hapen më 15 qershor, por pas vendimeve të vendeve fqinje, Komisioni për Sëmundje Infektive ndryshoi mendim dhe ndryshoi rekomandimin, edhe pse data është e njohur, komisioni nuk ka miratuar protokoll përfundimtar se si dhe në çfarë mënyre qytetarët do të largohen ose do të hyjnë në vend.

Alsat mëson se Komisioni ende po diskuton nëse do të miratohen testet e detyrueshme për koronavirus. Për dallim nga ne, fqinjët kanë publikuar tashmë protokoll që qytetarët duhet ta respektojnë.

Serbia tashmë ka hapur kufijtë e saj, por duke ndryshuar kushtet. Tani nuk ka nevojë për test të koronës ose leje speciale për hyrje në vendin e tyre.

Shqipëria ka vendosur për hapjen e kufijve më 1 qershor, kurse turistët do të jenë në gjendje të shkojnë në plazhe më 10 qershor, kur të hapet i gjithë bregu.

Mali i Zi gjithashtu ka vendosur t’i hapë kufijtë, por vetëm për disa vende që plotësojnë kriteret, respektivisht të kenë 25 të infektuar në 100.000 banorë. shtetasit e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë nuk janë në listën e Malit të Zi për hyrje në vendin e tyre.

Autoritetet në Serbi reaguan menjëherë ndaj këtij vendimi, duke thënë se ata nuk do të miratojnë masë reciproke, por u bëri thirrje qytetarëve të tyre që të mos shkojnë në një shtet ku nuk janë të mirë se ardhur.

Kosova ende nuk ka marrë një vendim konkret për hapjen e kufijve.

Ndryshe, pothuajse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do t’i hapin kufijtë e tyre më 15 qershor, me rekomandim të Komisionit Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori