Komisioni i Sëmundjeve Infektive i rekomandon Qeverisë heqjen e PCR testit negativ të obligueshëm për të hyrë në Maqedoni të Veriut. Rekomandimi i tyre do të diskutohet në mbledhjen e parë të Qeverisë. Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë janë në koordinim me autoritetet rajonale, prej ku presin të reflektojnë ndaj vendimit për heqjen e testeve në mënyrë të koordinuar. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti thotë se heqja e testeve është interes rajonal.
“Ne mendojmë se është interes rajonal dhe ndër shtetëror që testet PCR të hiqen. Shtete të caktuara kanë rritje ose ulje të caktuara të rasteve me Kovid-19, ndërsa ne si vend kemi analiza për atë se çfarë mund të na presë. Nuk mendoj që do të jenë kundër heqjes së testeve PCR””, tha Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.
Në rast se nuk ka marrëveshje rajonale, autoritetet do të vendosin për heqjen e testeve me shtete të caktuara si Republikën e Kosovës dhe Serbinë.
“Ne si vend duhet të kemi marrëveshje multilaterale ndërmjet shteteve. Por nëse nuk arrijmë diçka të tillë, neve duhet të bëjmë marrëveshje bilaterale me shtete të caktuara”, pohoi Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.
Nevojën për heqjen e testeve PCR negativ si mekanizëm për rimëkëmbje ekonomike e kanë potencuar edhe hotelierët e rajonit të Ohrit dhe Strugës.
“Nëse nuk hiqet PCR testi negativ dhe nuk hapen kufijtë, nuk e di se si do të punojmë tutje sepse neve gjatë sezonit 90 për qind punojmë me turistë të huaj”, tha Ana Jançeva, Menaxhere hoteli.
Vendimi i Qeverive do të sillet ndërkohë që Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka caktuar ndërmjetësues për efikasitetin e procesit. Kosova ditë më parë hoqi testin negativ vetëm për transit, ndërsa kjo masë mbetet në fuqi në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnjë. Mali Zi kërkon vetëm teste që dëshmojnë ekzistimin e anti-trupave./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjetja e nënës me tre fëmijë në ujërat e Bunës, Peleshi jep detaje nga operacioni
Dauti: Sot në Tetovë pritet të votojnë 54 të burgosur dhe 181 persona të sëmurë e të pafuqishëm
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'