Hapja e katër kapitujve të rinj, Rama publikon video me momente nga takimet në Bruksel

Shqipëria një ditë më parë hapi katër kapituj të ri të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E sot kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka publikuar pamje nga takimet atje me ekipin e Shqipërisë për negociata.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Rama gjatë ditës do të takohet në Bruksel edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































