LAJMI I FUNDIT:

Hapi gati dy milionë telefona dhe shkaktoi dëme mbi 200 milionë dollarësh – mori 12 vjet burg

Hapi gati dy milionë telefona dhe shkaktoi dëme mbi 200 milionë dollarësh – mori 12 vjet burg

Njeriu që zhbllokoi mbi 2 milionë telefona nga ofruesi AT&T u dënua me 12 vjet burg.

Gjykatësi që dha këtë vendim tha se ishte një “krim kibernetik i tmerrshëm që zgjati për një kohë të gjatë edhe pasi autoritetet zbuluan se ai po e bënte atë”. Gjykatësi Robert S. Lasnik tha se ai kreu një “krim të tmerrshëm në internet gjatë një periudhe të zgjatur”, me AT&T që tha se kishte humbur 201.5 milionë dollarë si rezultat.


Muhammad Fahd, një qytetar i Pakistanit, kontaktoi një punonjës të AT&T përmes Facebook në vitin 2012 dhe sugjeroi që ata të zhbllokonin telefonat së bashku për një shumë të madhe parash.

Ai e bëri këtë për të parandaluar kompaninë që të ngarkojë shuma të mëdha për përdoruesit në mënyrë që ata të zhbllokojnë telefonat e tyre.

Fahd përdori pseudonimin Frank Zheng dhe “detyroi” punëtorin e parë që kontaktoi të përfshijë më shumë punëtorë të AT&T në Uashington, DC, dhe ata bënë punë të paligjshme.

Një vit më vonë, AT&T rriti softuerin e saj, por Fahd gjeti një zhvillues i cili e ndihmoi atë të thyejë fjalëkalimet dhe të zhbllokojë telefonat edhe më shpejt dhe në mënyrë më efikase.

E gjithë kjo i kushtoi kompanisë 200 milionë dollarë. Ai u arrestua në vitin 2018 në Hong Kong, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019 dhe gjyqi filloi në vitin 2020. Ai tani është dënuar përfundimisht. /Telegrafi/