LAJMI I FUNDIT:

Hapi derën me forcë, studentja kërceu drejt vdekjes – derisa aeroplani ishte në njëmijë metra lartësi

Hapi derën me forcë, studentja kërceu drejt vdekjes – derisa aeroplani ishte në njëmijë metra lartësi

Një studente e Universitetit të Kembrixhit hapi me forcë një derë të një aeroplani dhe u hodh drejt vdekjes, ndërsa ishte në mes të ajrit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Alana Cutland, 19 vjeçe, ra nga një aeroplan i lehtë Cessna ndërsa udhëtonte përsëri nga një shtëpizë e largët, ku po studionte gaforret, si pjesë e diplomimit të saj në shkencat natyrore.


Ndërkohë raportohet se ngjarja tragjike ndodhi 15 minuta pasi aeroplani u ngrit nga rajoni i largët i Analalava në Madagascarin verior më 25 korrik.

Alana është kuptuar se ka luftuar me turistin britanik Ruth Johnson përpara se të hidhej nga rreth njëmijë metra lartësi në Savana të Madagaskarit.

Një veprim të tillë ajo e kishte bërë, edhe pse piloti kishte tentuar të parandalonte këtë – duke e kapur studenten për këmbe dhe duke manovruar me aeroplanin.

Autoritetet kanë filluar një operacion të madh për gjetjen e vendndodhjes së saj.