LAJMI I FUNDIT:

Hapet qendra e qëndrimit ditor për fëmijët të cilët qëndrojnë në rrugë

Hapet qendra e qëndrimit ditor për fëmijët të cilët qëndrojnë në rrugë

Komuna e Prishtinës ka hapur sot qendrën e parë të qëndrimit ditor për fëmijët në situatë rruge.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.


“Kjo qendër, e para e këtij lloji, është bazuar në modelin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbimet për fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje si dhe shërbimet e specializuara për fëmijët – viktima të abuzimit seksual, të zhvilluar enkas për Kosovë nga Tdh”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që sot, në bashkëpunim me Organizatën Terre des hommes – Kosovo (Tdh), hapëm Qendrën e qëndrimit ditor për fëmijë në situatë rruge.

Kjo qendër, e para e këtij lloji, është bazuar në modelin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbimet për fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje si dhe shërbimet e specializuara për fëmijët – viktima të abuzimit seksual, të zhvilluar enkas për Kosovë nga Tdh.

Qendra përmes ofrimit të shërbimeve të integruara, do të kontribuojë në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve duke zvogëluar kohën që ata kalojnë në rrugë, drejtpërdrejtë duke minimizuar kështu rreziqet e mundshme që u kanosen atyre mu për shkak të qëndrimit të gjatë në rrugë.

Qendra ditore do të ofrojë një ambient të ngrohtë ku këta fëmijë do të ndihen të sigurt, do të kenë mundësinë të integrohen, përderisa në shërbime gjithashtu përfshihen shujtat ushqimore, lojërat edukative, socializimi e aktivitetet arsimore, si dhe këshillimi profesional.

#barazi #gjitheperfshirje dhe #mundesi për të gjithë fëmijët, pa dallim! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori