LAJMI I FUNDIT:

Hapet Panairin e Librit në Tiranë, Ymeri: Punojmë vetëm për 20 për qind të shqiptarëve

Hapet Panairin e Librit në Tiranë, Ymeri: Punojmë vetëm për 20 për qind të shqiptarëve
Foto: Arkiv

Edicioni i 25- të i Panairit të Librit në Tiranë e gjen lexuesin shqiptar më të palexuar se 25 vite më parë. Në datat 16- 20 nëntor, aktiviteti më i madh libror do të bëjë bashkë autorë, lexues, botues dhe përkthyes.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, në prezantimin e programit të këtij edicioni përmendi dhe sondazhin e Euronews Albania, sipas të cilit, vetëm 20 për qind e qytetarëve të vendit janë të interesuar pas librit.


“Para disa ditësh ne lexuam rezultatin e një sondazhi, anketimi që ishte shumë shqetësues, ne e njohim këtë gjendje, por kjo është mirë që doli pikërisht përpara panairit të librit që ta kuptojnë të gjithë ta kuptojmë edhe ne, edhe ju edhe në radhë të parë ta kuptojnë institucionet, ta kuptojë shteti. Që jemi në një situaë shumë të vështirë. Ku 80 për qind e shqiptarëve nuk lexojë, i bie që ne punojmë vetëm për atë 20 për qind”, theksoi ai.

“Të gjithë jemi lexues” është motoja që shoqëron këtë vit panairin e librit, si një aktivitet që vijon të ketë për qëllim të afrojë lexuesin me librin.

“Të kënaqen lexuesit edhe të gjejnë gjithçka duan edhe për të përfituar nga ato uljet e çmimeve që bëjmë ne, sepse të gjithë e kuptojmë situatën, por, ajo që është e rëndësishme është përtej panairit”, u shpreh Ymeri.

Edicioni i 25-të Panairit të librit pritet të bëjë bashkë në hapësirën e Pallatit të Kongreseve rreth 95 shtëpi botuese dhe do të finalizohet me ndarjen e çmimeve për librat më të mirë. /Euronews Albania/