LAJMI I FUNDIT:

Hapet Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2023”

Hapet Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2023”

Sot në Prishtina Mall është bërë hapja solemne e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2023”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Gjatë ceremonisë së hapjes solemne, prezent ishin edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Drejtori Ekzekutiv i Administrata Tatimore e Kosovës, Ilir Murtezaj, ku së bashku me kryetarin Rafuna prenë shiritin e Panairit “Prishtina 2023”.


“Ky panair i cili organizohet për të njëzet e dytën herë ka rëndësi jo vetëm për vendin , por edhe për rajonin e më gjerë sepse i jep rëndësi ekonomike, strategjike, integruese, sociale dhe mbi të gjitha është hap i fortësimit të partneritetit ndër-rajonal si dhe përmirëson imazhin dhe perceptimin rreth shtetit tonë”

“Pjesëmarrja e madhe e kompanive nga vende të ndryshme dëshmon fuqinë integruese të këtij panairi dhe ky panair do ta shndërroj Prishtinën në një kryeqytet të rajonit pasi është panairi më i madhi në Ballkan.”, tha Rafuna në fjalimin e tij në hapjen solemne të Panairit.

Ai shtoi se është kënaqësi dhe emocion i veçantë të ju drejtohet të pranishmeve si kryetar i OEK-ut dhe njëkohësisht përfaqësues i institucionit që numëron pothuajse 16.000 anëtarë nga komunitetit i biznesit në RKS, të organizuar përmes 40 shoqatave sektoriale dhe me shtrirje ne 7 njësi rajonale.

“OEK-u në bazë të ligjit mbi Odën Ekonomike të Kosovës është anëtare e rëndësishme e trupave qeveritare të Republikës së Kosovës , është partner i donatorëve më të rëndësishëm në RKS dhe anëtare e organizatave ekonomike më të rëndësishme botërore, me të vetmin qëllim: përfaqësimin e biznesit kosovar të të gjitha sektorëve “, shtoi Rafuna.

Ndërkaq kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për bizneset tona.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme që bizneset tona lokale dhe ato ndërkombëtare t’i shkëmbejnë idetë dhe të gjejnë mundësi të reja për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ju inkurajoj t’i ndiqni sesionet informative që synojnë të ofrojnë njohuri të vlefshme për rregulloret e investimeve, trendet e tregut dhe sektorët potencialë për investime në Kosovë”, shkroi Rama.

Panairi do të jetë i hapur deri më 29 prill në Prishtina Mall. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori