LAJMI I FUNDIT:

Hapet mozaiku i Bazilikës së Linit

Hapet mozaiku i Bazilikës së Linit

Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës të Shqipërisë, realizuan hapjen e mozaikut që ndodhet në bazilikën e Linit afër Pogradecit.

Pasi u larguan shtresat e rërës, u bë pastrimi me kujdes i sipërfaqes. Gjendja e tij do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pastrimi i tij do të bëhet në mënyrë periodike.


Mozaiku shumëngjyrësh ka zbukurime kafshësh, bimore e gjeometrike, ku mbizotërojnë simbolet e kultit.