LAJMI I FUNDIT:

Hapet Infoqendra për studentët e Universitetit “Nënë Tereza”

Hapet Infoqendra për studentët e Universitetit “Nënë Tereza”

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup i cili punon në ndërtesën e LSM-së, sot u hap Infoqendra ku studentët mund t’i dorëzojnë dokumentet për regjistrim që të informohen për studimet në këtë institucion të arsimimit të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rektori Azis Pollozhani deklaroi se hapja e Infoqendrës është edhe një hap ndaj vendosjes së, siç tha, shërbimeve akademike, kredibile dhe efikase për studentët.


“Konkursi për mësimdhënës dhe për administratë është në vijim, ndërsa nga 15 gushti fillon edhe afati i parë i regjistrimit për studentët për vitin akademik 2017/2018. Ata i presim në këtë hapësirë”, tha Pollozhani.

Në hapjen e Infoqendrës mori pjesë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Visar Ganiu, i cili tha se hapësira do të jetë në funksion të studentëve për çka më lehtë dhe në kohë t’i kryejnë obligimet e tyre.

Kumtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka siguruar harmonizim për 63 vende të punës në Universitet – 43 për ligjërues dhe asistentë dhe 20 për administratë, ndërsa me ribalancin e buxhetit janë siguruar 4.900.000 denarë për projekt ideal për Universitetin.

“MASH-i dhe Universiteti do të dakordohen se kush do ta bëjë Konkursin për projektin ideal. Të drejtë për këtë kanë edhe Ministria edhe Universiteti. Por, edhe ne për ta shpallur konkursin, sërish duhet t’i shfrytëzojmë mjetet nga llogaria e Universitetit”, tha Ganiu.

Me Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë në Universitetin “Nënë Tereza” janë paraparë 1.580 vende të lira për të gjitha programet studimore në pesë fakultete (për shkenca informatike, për teknologji, për shkenca teknike, fakultet për ndërtimtari dhe arkitekturë dhe shkenca sociale). Midis tyre ka edhe për programe të reja studimore të cilat Universitetit “Nënë Tereza” i ka akredituar sivjet.

“Zgjedhja e programeve studimore është shumë më e pasur dhe më interesante. Ka programe inovative. Për shembull, midis të parëve në Maqedoni ose ndoshta vetëm ne e kemi programin Gerontologji, kemi Shkenca sportive, pastaj Inxhinieri për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe në vendin e punës. Kemi Inxhinieri ekonomike, e cila mbetet, ndërsa këtë vit këtë program e kemi ndarë dhe tani kemi edhe Ekonomi sipërmarrësi”, tha rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, njofton AIM.

Pollozhani paralajmëroi se së shpejti në SHF “Kongresi i Manastirit” në Çair do të hapen laboratori sepse Universiteti ka programe studimore, kryesisht, nga shkencat teknike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori